Prokuroria Speciale e fton për intervistim zëdhënësin e LV-së, kjo është arsyeja

24 gusht 2023 | 15:36

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka është ftuar për nesër (e premte) në Prokurorinë Speciale për intervistim.

Arsye për këtë janë deklaratat e tij lidhur me lirimin e Dejan Pantiq. Me këtë rast, Manxhuka ka kritikuar Prokurorinë.

“Rreth 250 denoncime të shkeljeve e proceseve korruptive janë bërë nga ana e ministrive përgjatë kësaj kohe të qeverisjes. Veprimet e prokurorisë jo që ishin të mangëta, por shpeshherë rrëzuan raste me situatë të qartë. Por, Prokuroria Speciale nuk është se ishte pasive, përkundrazi ajo është më aktive se kurrë në përndjekje të qytetarëve me prefixin VV. Pra, ky është keyëordi që i bënë përshtypje kësaj prokurorie. Në këtë linjë, për nesër jam ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale, në lidhje me reagimin tim në rastin e lirimit të kriminelit/terrorist Dejan Pantiq. Detajet besoj do t’mi jep nesër prokurorja. Unë i plotësoj të gjitha kushtet për të marrë ftesë nga prokuroria si për nga prefixi ashtu edhe nga keyëordi, por kjo përpjekje e nomenklaturës së moçme si në politikë ashtu edhe në Prokurori për të frikësuar qytetarin e Kosovës, aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje! është dëshmuar të jetë e kotë. Nuk do të ja dalin”, ka shkruar Manxhuka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletja shqiptare Luiza Gega ka siguruar kualifikimin për në finalen…