Prokuroria Speciale fshehu deklaratën e ish-shefit të OSBE-së pro krerëve të UÇK-së

04 shkurt 2022 | 19:29

Gregory Keohe, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka akuzuar prokurorinë speciale se I ka fshehur provat në rastin e gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Keohe e ka pyetur gjyqtarin Nicolas Gillou se a e ka parë ai ndonjëherë dëshminë e ish-ambasadorit të OSBE-së në Kosovës, Dan Everts lidhur me ngjarjet e pas vitit 1999, shkruan Demokracia.com.

“Sigurisht kjo është një çështje që unë e kam ngritur shumë herë me ju zoti gjykatës gjatë konferencave të fundit. Me lejoni të ngre një çështje më të gjerë – kjo lidhet me rregullin 62, rregulla 62 flet për detyrat e prokurorit të specializuar. Rregulli thotë se në kryerjen e funksioneve prokurori I specializuar kontribuon në vendosjes të së vërtetës të dhomave të specializuara. I nderuar a ju kanë informuar ndonjëherë Zyra e Prokurorisë gjatë seancës së konfirmimit. A ju kanë informuar ndonjëherë se diplomatë të lartë të OSBE-së e kanë këshilluar prokurorinë para katër vitesh? Katër vite më parë është thënë se veprimtaritë kriminale që akuzohen në këtë çështje pas qershorit të 99-tës janë kryer nga individë që kërkonin rast për përfitime personale dhe nuk kanë qenë pjesë e një fushate të organizuar nga udhëheqës shqiptarë”, ka thënë ai.

Keohe ka thënë se ish-ambasadori i OSBE-së, Dan Everts ka thënë se krimet e kryera pas luftës janë bërë nga individë për përfitime personale dhe jo nga udhëheqësit shqiptarë.

“Individi i cili ka dhënë një informacion të tillë ka qenë ambasadori Dan Everts, dhe kush është Dan Everts?, është një diplomat holandez. Ka qenë që në vitin 1980 në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Hagë dhe vende të tjera, ai ka qenë shef i misionit të monitoruesve në Zagreb, shef i OSBE në Tiranë dhe në korrik të vitit 199 ambasadori Everts kryesoi misionin e OSBE-së në Prishtinë për zbatimin e planit të paqes, për ta modernizuar policinë, për të sjellë paqe dhe stabilitet në vend. Dhe çfarë i ka thënë ai zyrës së prokurorisë katër vite më parë, mendimi tij ishte që dhuna pas vitit 1999 nuk ishte pjesë e një fushate të organizuar nga udhëheqësit shqiptarë”, ka thënë ai.

Avokati Keohe e ka lexuar para gjyqtarit një deklaratë të ish-ambasadorit Everts.

“Për mendimin tim do të ishte e pasaktë ta quash ngacmim të organizuar sistematik dhe të të nxjerrësh përfundimin se është nga lartë. Unë e shoh këtë si një situatë pandëshkueshmërie të njerëzve që duan të ndjekin dhe kontrollojnë politikisht për përfitime materiale personale”, ka lexuar ai.

Keohe e ka pyetur gjyqtarin Gillou se a nuk do të donte që të dëgjonte këtë deklaratë të cilët prokuroria e ka poseduar prej katër vitesh.

“A nuk do të donit të mësonit çka ka thënë ky ambasador për klientin tim dhe a nuk do të donit ta mësonit këtë kur e keni shqyrtuar kërkesën për lirim të parakohshëm. Lërini me një anë dyshimin e arsyeshëm, fajin apo pafajësinë. Unë nuk shoh ndonjë arsye pse Thaçi do të donte të kryente dhunë etnike, sepse kjo do të dëmtonte reputacionin e tij ndërkombëtar. Për mendimin tim nuk kishte lidhje mes krimeve dhe udhëheqësve qendror të Kosovës. Ndërsa ne po diskutonim provat asgjë nga këto nuk u është dhënë juve dhe këtë informacion e kanë pasur prej katër vitesh, dhe këta zotërinj që rrinë në burg e kishin këtë informacion. Pse ndodhi kjo?”, ka pyet Keohe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen elektronike, të 59-tën, në…