Prokuroria Speciale identifikon 24 prova nga intervistimet që ia bëri Thaçit

24 mars 2021 | 12:19

Ka nisur seanca në Gjykatën Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Prokuroria ka nxjerrë edhe dy paketa me materiale.

“Po vazhdojmë të punojmë për materialet e tjera. Kemi depozituar një kërkesë të katërt për masa mbrojtëse dhe do të bëjmë edhe të tjera në grafikun kohor, para datës 6 prill. Po bëjmë përshtatjet për nënkategorizimet. Deklaratat e mëparshme 1/2 të aktakuzës janë përpunuar dhe janë nxjerrë dhe janë pjesë e kërkesës për masa mbrojtëse”, ka thënë prokurorja e Specializuar.

Ajo ka sqaruar se nuk ka përfunduar ende shqyrtimi i materialit shfajësues.

Prokuroria e Specializuar ka kritikuar edhe ekipet mbrojtëse të krerëve të UÇK-së që sipas saj nuk kanë kontaktuar direkt me prokurorinë në lidhje me materialet dhe çështje tjera.

Prokurorja e Specializuar ka pohuar se provat materiale që lidhen me intervistat e Thaçit janë nxjerrë, mirëpo gjashtë nga 24 të tilla kanë mbetur pa u përfunduar në këtë proces.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Nuk kam menduar kurrë  për zgjedhjet e ardhshme, por vazhdoj…