Prokuroria Speciale jep detaje për aksionin tek ‘Pallati i Rinisë’
07 tetor 2024
| 12:10
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka bërë me dije se dy persona janë ndaluar si të dyshuar për keqpërdorim.
Prokuroria ka theksuar se aksioni po kryhet në ndërmarrjen “Pallati i Rinisë”.
“Ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në ndërmarrjen publike ‘Pallati i Rinisë’. Deri më tani kemi të ndaluar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me Keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Pas përfundimit të aksionit do të informoheni për detaje tjera!”, ka njoftuar PSRK-ja.