Prokuroria Speciale ka bërë dy kërkesa për lëshim të urdhërarrestit kundër tre personave
15 shtator 2021
| 11:50
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka bërë dy kërkesa për lëshim të urdhër arrestit për tre persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se kërkesa e parë e urdhër arrestit ka të bëjë kundër një personi për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” sipas ligjeve në fuqi dhe konventave ndërkombëtarë.
Ndërkaq, kërkesa e dytë e urdhër arrestit është kundër dy personave, për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 i KPRK.