Prokuroria Speciale konfirmon intervistimin e ministres Rizvanolli
12 nëntor 2024
| 12:38
Prokuroria Speciale ka konfirmuar se të martën, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, po intervistohet në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale.
Sipas njoftimit, intervistomi i Rizvanollit po bëhet me ftesë të Prokurorisë Speciale, për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim.
“Prokuroria Speciale informon se sot, ministrja Artane Rizvanolli, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, ka njoftuar Prokuroria Speciale.