Prokuroria Speciale ndalon një mjek, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare
16 shtator 2021
| 15:22
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, ka ndërmarr veprime hetimore kundrejt të dyshuarit me inicialet B.A., me profesion mjek.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se i dyshuari me inicialet B.A., dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së.
Me aktvendim të prokurorit i dyshuari B.A është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.