Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër 15 personave për rastin ‘Subvencionet II’
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër 15 të akuzuarve për rastin “Subvencionet II”.
Prokuroria Speciale ka njoftuar e aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve si persona zyrtarë në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe përfitues të subvencioneve në mënyrë të kundërligjshme për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Të pandehurit S.SH dhe B.N, dyshohen për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ndërsa të pandehurit G.M, R.Z, A.M, D.D, D.D, R.Z, H.M, S.B, H.M, P.K, dyshohen për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”.
I pandehuri B.B dyshohet për veprën penale “Ushtrim i ndikimit”. Kurse, të pandehurit G.M, R.Z, A.M, D.D, R.Z, H.M, dyshohen për veprën penale “Mashtrim me subvencione”.