Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër dy personave për krime të luftës

31 tetor 2024 | 11:15

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë  – Departamentin Special, kundër të pandehurve S.S dhe M.S.

Sipas aktakuzës për të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se në periudhën kohore 1998 – 1999, me dashje e në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale: vrasje, maltretime fizike dhe psikike, plaçkitje të pasurisë së luajtshme të popullsisë civile.

“Me këtë në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale, Krimi i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142, lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të  Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (LP-RSFJ), si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale”, ka njoftuar Prokuroria Speciale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një…