Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër tetë personave

10 qershor 2024 | 11:42

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve H.H., L.M., A.J., Xh.L., B.P., D.K., G.Sh., dhe V.M., me dyshimin e bazuar mirë se kanë  kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sanksionuar nga neni 414 par. 2 lidhur me nenin 31 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërsa i pandehuri H.H. ngarkohet edhe me akuzën për kryerjen e veprës penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”, sanksionuar nga neni 285 par. 1 dhe 2 të KPRK-së.

“Prona e cila është objekt i akuzës, bazuar në kërkesën e prokurorisë është sekuestruar nga gjykata dhe në bazë të aktakuzës, PSRK-ja i ka propozuar gjykatës që ta konfiskojë atë dhe e njëjta t’i kthehet sërish pronës publike”, ka njoftuar PSRK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair është pritur nga një grup fëmijësh…