Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 6 personave, dyshohen për shitje të armëve

28 dhjetor 2023 | 14:45

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave që dyshohen për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Prokuroria Speciale ka publikuar inicialet e të dyshuarve, duke thënë se kanë funksionuar si grup i organizuar kriminal.

Të dyshuarve u janë gjetur dhe sekuestruar 20 armë të gjata AK-47 dhe prova të tjera materiale.

“Prokurori Speciale njofton se të akuzuarit S.S, E.Xh, Sh.H, Sh.J, S.H dhe M.L si grup i organizuar kriminal me dashje janë marrë vesh paraprakisht që të furnizohen, transportojnë, këmbejnë, ndërmjetësojnë dhe shesin në mënyrë të paautorizuar armë dhe municion të llojeve të ndryshme, ashtu që gjatë zbatimit të kontrollit të shtëpisë së të pandehurve janë gjetur dhe sekuestruar njëzet (20) armë të gjata ‘AK-47’ dhe prova tjera materiale”, ka njoftuar Prokuroria Speciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi francez Kylian Mbappe nuk ka vendosur ende nëse do…