Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy ish-zyrtarëve të qeverisë
30 gusht 2024
| 15:42
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër dy personave, V.K. dhe E.Sh. ish-zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, për veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Në komunikatën për medie është bërë me dije se Prokuroria Speciale ka propozuar që krahas dënimit kryesor, të pandehurve t’u shqiptohet edhe dënimi plotësues: Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.