Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një shqiptari për krime lufte

19 mars 2025 | 15:22

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit M.I, i nacionalitetit shqiptar, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Sipas njoftimit nga Prokuroria Speciale, hetimet kanë vërtetuar se  i pandehuri, gjatë periudhës 1998-1999 në fshatin Osek Hylë të Komunës së Gjakovës, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore serbe, ka kryer vrasje, dhunime, arrestime dhe keqtrajtime ndaj popullsisë civile shqiptare që nuk ishin të përfshirë në luftë.

Më tutje është bërë me dije se Prokuroria ka propozuar mbajtjen e gjykimit në mungesë, konform dispozitave të KPPK-së, për shkak se i pandehuri gjendet në arrati.

“Prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar në ndjekjen dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave përgjegjës për krimet e luftës në Kosovë”, ka njoftuar Prokuroria Speciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
16 persona janë arrestuar të mërkurën pas një aksioni të…