Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj Përparim Ramës
18 qershor 2024
| 11:16
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka rënë nën llupën e Prokurorisë së Speciale të Kosovës, nën dyshimin për kurdisje të tenderit “Themelimi i Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit”, të hapur nga Komuna e Prishtinës, nga i cili fitues ka dalë konzerciumi “Anarch” dhe “Ardi Ç”, që është në pronësi të mikut të Ramës, Astrit Nixhës.
Lajmin për “Kiks Kosovën” e ka konfirmuar zëdhënësja e këtij institucioni, Liridona Kozmaqi.
“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur, ju informoj se gjendet në trajtim në Prokurorinë Speciale. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, në këtë fazë nuk mund të japim informacione tjera”, është thënë në përgjigjen e Kozmaqit.