Prokuroria Speciale: Serbia ia mundësoi Radoiçiqit kryerjen e sulmit në Banjskë

11 shtator 2024 | 16:01

Pavarësisht akuzave nga pushteti, hetimi i Prokurorisë Speciale të Kosovës ka konstatuar qartë: Serbia ia ka mundësuar kryeterroristit Milan Radoiçiq kryerjen e sulmit në Banjskë.

Sipas prokurorisë, ata kanë prova të mjaftueshme që dëshmojnë se Serbia ia ka ofruar krejt infrastrukturën e nevojshme ushtarake, si dhe trajnimin e pjesëmarrësve.

“Gjatë hetimit është vërtetuar se fuqizimi i të pandehurit Milan është bërë në forma të ndryshme me përkrahjen e drejtpërdrejtë të Republikës së Serbisë, ku kjo e fundit fillimisht i ka ofruar fuqizim ekonomik përmes dhënies së tenderëve në Serbi me qëllim të grumbullimit të fondeve në vlera të konsiderueshme, gjegjësisht përkrahje me miliona euro, pastaj i është ofruar përkrahje politike në takimet e nivelit të lartë të strukturave të sigurisë dhe strukturave politike të shtetit Serb. Më pastaj, Serbia i ka ofruar të gjithë infrastrukturën e nevojshme ushtarake për trajnimin e pjesëmarrësve, ofrimin e pajisjeve ushtarake dhe logjistike, krejt këto të nevojshme për të kryer sulmin terrorist të datës 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit të Republikës së Kosovës”.

“Skema e fuqizimit ekonomik përmes grumbullimit të fondeve me qëllim të financimit të terrorizmit në Kosovë për të pandehurin Milan Radoiçiq është bërë përmes hapjes së bizneseve në mënyrë ligjore me qëllim të fshehjes së prejardhjes së parave apo maskimit të origjinës së parave, që në sytë e publikut dhe autoriteteve zyrtare të duket gjithçka e ligjshme. I pandehuri Milan Radoiçiq, ka qenë i përfshirë në mënyrë direkte në cilësi të pronarit në biznese dhe në mënyrë indirekte”, është thënë në aktakuzën e siguruar nga “Nacionale”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anglia fitoi 2-0 ndaj Finlandës në Ligën e Kombeve, por…