Prokuroria Speciale shënjestron 11 persona për disa vepra penale
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isfuaj, në takimin e sotëm me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda, kanë shenjestëruar një rast ku janë të përfshirë 11 persona.
Sipas njoftimit të prokurorisë, rasti është koduar me emrin “Reflektori” e që dyshohen për disa vepra penale.
“Prokuroria Speciale njofton se rasti i shenjestëruar është i koduar me emrin ‘Reflektori’, ku janë të përfshirë njëmbëdhjetë (11) persona, për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpëlarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPRK-së, si dhe për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, është thënë në njoftimin e prokurorisë