Prokuroria: Të arrestuarit u shkaktuan dëme 400 mijë euro katër institucioneve financiare
Prokuroria e Themelore e Prishtinës, ka njoftuar se 10 të arrestuarit në aksionin e së martës në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike të Policisë së Kosovës janë ndaluar për 48 orë.
Sipas prokurorisë ata dyshohet se kanë kryer veprat penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”, nga neni 327 dhe “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”
Të dyshuarit sipas prokurorisë nga veprimet e tyre janë dëmtuar 4 institucione financiare në vlerë katërqind mijë euro. “Me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale të lartcekura, e në të cilin rast aktualisht janë të dëmtuar katër (4) institucione financiare dhe vlera e dëmit e shkaktuar deri më tani tejkalon shumën prej 40 mijë euro”, ka njoftuar prokuroria