Prokuroria: Të pandehurit kanë personalisht përgjegjësi penale për krimet
03 prill 2023
| 10:16
Prokuroria e Specializuar ka nisur deklaratën hyrëse.
Prokurori ka lexuar pikën 176 dhe 177 të aktakuzës së plotësuar që flet për përgjegjësinë e tyre të dyshuar penale për pikat e aktakuzës.
Paraprakisht, mbrojtja dhe Prokuroria janë pajtuar që në këtë seancë të mos lexohet e gjithë aktakuza, por vetëm disa pjesë të saj.
Prokuroria pretendon katër ish-krerët e UÇK-së dhe ish-pjesëtarë të tjerë, kanë qenë pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”, raporton Rel.
Prokuroria tha se të pandehurit kanë “personalisht përgjegjësi penale” për dhjetë pikat e aktakuzë.