Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur katër aktakuza për rastet e dhunës në familje
03 dhjetor 2018
| 10:45
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë muajit nëntor ka pranuar pesë raste të cilësuara si dhunë në familje, përkatësisht vepra penale nga neni 188/3 të KPK-së.
Për të gjitha rastet është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, dhe është caktuar masa e paraburgimit ndaj të gjithë të pandehurve, ndërkaq ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore.
Gjithashtu, gjatë muajit nëntor nga e njëjta prokurori, janë ngritur katër aktakuza dhe një propozim për trajtim të detyrueshëm psikiatrik, për rastet e dhunës në familje, nga neni 188/3 të KPK-së.
/Epoka e re/