Prokuroria Themelore në Ferizaj arreston gjashtë persona
08 tetor 2018
| 10:59
Prokuroria Themelore në Ferizaj, pas një pune hetimore katërmujore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Njësitin Antidrogë dhe Inspektoratin policor, gjatë kontrollimit në tri lokacione, Ferizaj, Kaçanik dhe Prizren, ka sekuestruar 550 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, një shumë të parave, një peshore digjitale, disa telefona mobil dhe tri vetura të cilat janë sekuestruar përkohësisht, dhe me këtë rast ka arrestuar gjashtë persona, ku njëri ndër ta është zyrtar policor.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se me urdhër të prokurorit, për personat e arrestuar është caktuar masa e ndalimit 48 orë.
/Epoka e re/