Prokuroria Themelore në Ferizaj ngrit aktakuza për rastet e dhunës në familje
02 nëntor 2018
| 12:37
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë muajit tetor 2018, ka pranuar tetë lëndë të cilësuara si dhunë në familje, me gjithësej nëntë persona, ku tetë nga to janë viktima femra dhe një mashkull.
Gjithashtu, gjatë muajit tetor, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dy aktakuza direkte dhe nëntë aktakuza pas hetimeve për rastet e dhunës në familje, gjegjësisht për veprat penale “Lëndim i lehtëtrupor”, “Sulm” dhe “Kanosje” të KPRK-së.