Prokuroria Themelore në Gjakovë gjatë muajit gusht ka ngritur 20 aktakuza

01 shtator 2022 | 10:55

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë muajit gusht 2022, ka ngritur 20 aktakuza, kundër 20 personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Po ashtu, gjatë këtij muaji, prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katërmbëdhjetë personave të dyshuar si kryerës të kësaj vepre penale, të cilat janë aprovuar nga gjykata kompetente, dhe për momentin të njëjtit gjenden në paraburgim, dhe ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, e me prioritet të veçantë ato që kanë të bëjnë me dhunën në familje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës…