Prokuroria Themelore në Gjakovë ngreh 20 aktakuza për dhunë në familje
11 nëntor 2022
| 11:23
Prokuroria Themelore në Gjakovë gjatë muajit tetor 2022 ka ngritur 20 aktakuza kundër 20 personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit në punë, transparencës e llogaridhënies.
Gjithashtu, kjo prokurori, është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, e me prioritet të veçantë ato qe kanë të bëjnë me dhunën ne familje.