Prokuroria Themelore në Pejë ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet B.Sh. për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe të pandehurit E.D. për veprën penale mashtrim i mbetur në tentativë.
“I pandehuri B.Sh. si person zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe tejkaluar kompetencat, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, dhe i pandehuri E.D. me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, kanë përmbushur elementet e veprës penale: keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, është thënë në komunikatën për media të dërguar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë sipas ligjit.
/Epoka e re/