
Prokuroria Themelore në Prishtinë sekuestron 166 parcela dhe dy banesa
05 mars 2025
| 12:22
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik dhe të dëmtuarit të çështjes penale kundër të pandehurit G.G për veprën penale “Mashtrimi”, se në vazhdën e hetimeve ndaj të pandehurit G.G., sot ka ngrirë/sekuestruar edhe 166 parcela të cilat gjenden në komunën e Novobërdës dhe Graçanicës, si dhe dy banesa në Prishtinë në vlerë mbi 1 milionë euro, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë përfituar me vepër penale.
Është bërë me dije se rasti vazhdon të mbetet nën hetime dhe ndodhet në fazën finale.