Prokuroria Themelore në Prizren e hapur për takime me qytetarë
Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbajë takimet e hapura me qytetarë, të cilët shprehin interes që të takohen me Kryeprokurorin e kësaj prokurorie, Admir Shala.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, në vazhdën e takimeve të ndryshme javore, ditën e mërkurë, nga ora 13:00 – 15:00, e ka të caktuar për takime me qytetarë në zyrën e tij, për të gjitha palët e interesuara.
Në takimet me qytetarë, kryeprokurori Shala, ka biseduar për çështje dhe kërkesa të ndryshme, duke u nisur nga kërkesat dhe interesimet për lëndë individuale, e deri tek rastet kur qytetarët shprehin bashkëpunimin për të informuar Kryeprokurorin për kryes dhe vepra të mundshme penale.
Të gjithë të interesuarit drejtpërdrejti nga Kryeprokurori Shala, janë njoftuar me çështjet për të cilat kanë shprehur interesim, duke u dhënë sqarimet e duhura.
Po ashtu, kryeprokurori i siguroi qytetarët dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjelle për zgjidhjen e çështjeve të parashtruara, duke u ofruar mbështetjen e Prokurorisë që ai e udhëheq.
Prokuroria Themelore e Prizrenit, si institucion i pavarur me autoritet dhe përgjegjësi ligjore dhe Kushtetuese mbetet e përkushtuar për të jetësuar praktikat e mira që mundësojnë efikasitet, llogaridhënie, paanshmëri dhe transparencë në punën e saj, me qëllimin e vetëm për luftimin e çfarë do lloj natyre të kriminalitetit që bie mbi kompetencën dhe përgjegjësinë e kësaj Prokurorie.
/Epoka e re/