Prokuroria tregon se si Selimi, Veseli dhe Thaçi kishin sulmuar përnjëherë 12 stacione të policisë serbe
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në fillim të procesit gjyqësor kanë përshkruar komunikatat e UÇK-së.
Kjo zyre ka treguar se si Rexhep Selimi, Kadri Veseli e Hashim Thaçi kishin sulmuar 12 stacione të policisë serbe njëherazi.
“Përmes Adem Jasharit, UÇK-ja filloi të sulmojë forcat serbe. UÇK-ja e ka zanafillën gjatë viteve 90-ta. Xhavit Haliti duke kujtuar një bisedë në 1993 me Azem Sylën thotë se ‘ne u pajtuam që gjithçka të funksionojë sipas një hierarkie’. Që nga fillimi hierarkia ishte e rëndësishme. Hierarkia ndalonte të infiltruarit”.
“Në dispozitivin numër 3 Kadri Veseli përgjigjet se nuk kishim detyra të veçanta, mirëpo bënim çfarë mundnim. Thaçi, Veseli dhe Selimi ishin ndër themeluesit e Shtabit të Përgjithshëm. Selimi e përshkruan krijimin e Shtabit të Përgjithshëm”.
“Provat treguan se në 1997. Në vitin 1997 UÇK sulmoi 12 stacione të policisë me granatahedhës. Provat tregojnë se sulmi u organizua nga Rexhep Selimi teksa u ndihmuan nga Thaçi dhe Veseli për të siguruar armët”, ka thënë prokurori i ZPS-së.