Prokurorja e rastit: Kemi katër dëshmitarë që mbështesin aktakuzën ndaj Pjetër Shalës
23 prill 2021
| 12:14
Ka nisur të mbahet seanca e radhës e Gjykatës Speciale ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shalës.
Prokurorja e rastit ka bërë me dije se janë paraqitur katër dëshmitarë me prova materiale që e mbështesin aktakuzën e ngritur ndaj Pjetër Shalës dhe parashikojnë edhe tetë të tjerë shtesë.
“Ne kemi paraqitur katër dëshmitarë me materiale që e mbështesin aktakuzën dhe parashikojmë tetë të tjerë shtesë. Kemi paraqitur një zbërthim të asaj se çfarë përmbajnë materialet mbështetëse në thelb: deklarata të dëshmitarëve, raporte, urdhra dhe materiale të tjera”, ka bërë me dije prokurorja e rastit.