Prokurorja Gacaferi jep hollësi për sulmin ndaj kryetarit të Pejës
27 tetor 2024
| 16:16
Seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve Driton Lulaj dhe Korab Lulaj, që sulmuan kryetarin e Pejës Gazmend Muhaxheri, ka përfunduar.
Prokurorja Arlinda Gacaferi ka dhënë detaje në lidhje me rastin, ku tha se të dyshuarit po akuzohen edhe për dy vepra penale.
“Prokuroria Themelore në Pejë në afatin e paraparë ligjor ka paraqitur kërkesën për masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve. Kërkesa është bazuar në 3 baza të cilat janë të parapara në kodin e procedurës penale. Të dyshuarit akuzohen për dy vepra penale”, ka thënë avokatja Gacaferi.