Prokurorja: Shumica e dëshmitarëve do të përdoren në gjyq ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Në Gjykatën Speciale në Hagë është duke u mbajtur seanca e tretë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në fillim të seancës, prokurorja e çështjes, ka folur rreth materialeve dhe dokumenteve që janë duke u punuar.
“Në lidhje me rendin 102 konfirmojë se materialet e fundit janë nxjerr më 12 shkurt me paketën 21 dhe materialet janë nxjerr të gjitha që nga konferenca e fundit. ZPS ka nxjerr dy grupe materiale. Gjithashtu më 5 shkurt ne parashtruam një kërkesë për masa mbrojtëse lidhur me rregullin 102 siç është thënë në parashtrimin ton, materialet po punohen në mënyrë sistematike, kanë mbetur dhe disa dhe do të bëhet nxjerrje në javët dhe muajt e ardhshëm”, ka thënë prokurorja.
Më tutje, prokurorja ka thënë se kanë shumë dëshmitarë, por që tha se nuk është e përcaktuar nëse do t’i përdorim të gjithë këta persona në gjyq. Mirëpo, ajo ka shtuar se shumica prej tyre do të përdoren në gjyq.
“Dua të trajtojë disa çështje lidhur me rastin e Thaçit, lidhur me identifikimin e dëshmitarëve. Nuk është përcaktuar nëse ne do t’i përdorim të gjithë këta persona në gjyq, por të gjitha materialet e nxjerra janë material që janë përdorur në ngritjen e aktakuzës. Shumica e këtyre dëshmitarëve do të përdoren e në gjyq. Javën e ardhshme besoj është data e parashikuar, jemi në proces të dëshmitarëve dhe provat që do të përdorim do të njoftojmë më kohë”.
“Mbrojtja e Thaçit thotë se disa prova dhe dëshmitarë gjatë intervistave nuk janë bërë të ditur, kjo është e vërtetë. Dokumentet tjera që mund të kenë treguar dëshmitarët gjatë intervistave do të bëhen të ditura. Lidhja e dokumenteve me dëshmitarët është një proces që do të bëhet gradualisht. Lidhur me parashtrimet për fushat përkatëse jam përgjigjur në konferencën e mëparshme”, ka thënë ajo.