Promovohen veprat “Gjurmë poetike” dhe “Këshilla për jetën” të autorit Islam Musliu
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” janë promovuar veprat “Gjurmë poetike” dhe “Këshilla për jetën” të autorit Islam Musliu.
Në promovimin e këtyre dy veprave morën pjesë familjarë të autorit, miq, shkrimtarë, poetë, deputetë, profesorë, ministra, zëvendësministra, kryetarë të komunave, gjyqtarë, avokatë, teologë, drejtorë të shkollave, gazetarë, eprorë policorë, përfaqësues të FSK-së, këngëtarë e artistë të ndryshëm, shkruan “Epoka e re”.
Të dy veprat e Musliut u vlerësuan lartë dhe të dobishme për lexuesin.
Autori i këtyre dy veprave, Islam Musliu, ka falënderuar të gjithë të pranishmit që morën pjesë në promovimin e veprave të tij.
“Të cilët me praninë e tyre i dhanë vlerë të madhe këtij promovimi dhe e vlerësuan lart punën time. Isha tepër i emocionuar me praninë e madhe të miqve dhe dashamirëve të librit që na nderuan kaq shumë sot. Jam tepër mirënjohës secilit veç e veç dhe ua kthefsha për të mirë. Zoti ju nderoftë”, ka shkruar në “Facebook” Musliu.