Promovohet edhe një libër për luftën e UÇK-së
Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Pogdani” të premten është përuruar libri i autorit, Kemail Shaqiri me titull: “Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e Kosovës, i cili është konsideruar thesar për historinë shqiptare.
Redaktori i librit, Bedri Tahiri, ka thënë se me qëllim që ky libër të bëhet i pranueshëm për lexuesit e ka ndarë atë në gjithsej 5 kapituj.
Sipas Tahirit libri i autorit Kemail Shaqiri ka material të bollshëm që tregon për UÇK-në dhe luftën e saj kundër forcave serbe në Kosovë.
“Autori i vëmendshëm, koloneli Kemail Shaqiri librin e tij ‘Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e Kosovës’ për ta bërë më funksional dhe më të kapshëm për lexuesin kureshtar e ka konceptuar kryesisht në pesë kapituj. Nën një aktivitet ushtarake 91-98, nën dy veprimet luftarake 98-99, tre aktivitetet luftarake në zonën e Drenicës korrik tetor 98’, operacionet luftarake në Koshare dhe Pashtrik, dhe pesë angazhimi në Trupa të Mbrojtjes së Kosovës 99’-2006”, ka thënë Tahiri.
Ndërsa recensenti i librit “Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e Kosovës”, Hysen Geci, ka thënë se libri Kemail Shaqirit pasqyron vështirësitë e organizimit të luftë karshi armikut shekullor të Kosovës.
Në anën tjetër, autori i librit “Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e Kosovës”, Kemail Shaqiri ka thënë se këtë libër është përpjekur ta shkruar sipas kronologjisë të ngjarjeve që kanë ndodhur para dhe pas luftës.
“Ky libër më tepër është i shkruar në gjuhën profesionale ushtarake, por me qartësimin e ngjarjeve nëpër etapa të ndryshme. Librin ia kam dedikuar babait tim, Ibush Shaqiri i vrarë më 29 mars 1999… Ky libër është shkruar me metodologjinë e parë me sy e përjetuar shpirtërisht dhe e shkruar në letër, po të vazhdoja të shkruaja do dilte 3 mijë faqe me detaje mjafton sa është”, ka thënë Shaqiri. /Ksp/