Promovohet Juniku nga gazetarë korean
25 maj 2018
| 18:52
Në komunën e Junikut po qëndrojnë shumë gazetarë të mediumeve të ndryshme nga Korea e Jugut.
Ata janë pritur ngrohtësisht nga kryetari i kësaj komune Agron Kuçi me bashkëpunëtor.
Gazetarët kanë vizitur Kullat e Junikut si dhe janë ushqyer me ushqime tradicionale vendase.
Qëllimi kryesor i kësaj vizite është promovimi i potencialeve turistike që ofron Juniku dhe Kosova për turistët e mundshëm nga shteti i Koresë së Jugut.
Motoja e Junikut është “Juniku vërtet unik”