Promovohet libri ‘Ekonomia në hije – trajtim teorik dhe empirik’

02 maj 2023 | 12:48

Javën e kaluar është promovuar libri “Ekonomia në hije – trajtim teorik dhe empirik” me autorë Isa Mustafa, Justina Pula – Shiroka dhe Besnik Krasniqi.

Me këtë rast, bashkautori i këtij libri, Isa Mustafa, ka bërë me dije se ky libër trajton një dukuri ekonomike prezentë në të gjitha vendet e botës, por me dimension shqetësues në vendet me shtet ligjor të brishtë, me institucione fragjile dhe ngecje në zhvillim demokratik dhe ekonomik.

“Javën që shkoi, në edicionin e dytë të Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik, promovuam librin ‘Ekonomia në hije – trajtim teorik dhe empirik’, autorë: akademik Isa Mustafa, akademike Justina Shiroka Pula dhe anëtar korrespodent i AShAK-ut, Besnik Krasniqi, të botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. Recensentë: Akademik Hivzi Islami dhe Prod.dr. Muhamet Mustafa.  Libri trajton një dukuri ekonomike prezentë në të gjitha vendet e botës, por me dimension shqetësues në vendet me shtet ligjor të brishtë, me institucione fragjile dhe ngecje në zhvillim demokratik dhe ekonomik. Vëmendja ndërlidhet me implikimet e  kësaj ekonomie në të ardhurat buxhetore të shtetit, në të drejtat e të punësuarve,  efekteve negative në konkurrencën në treg, ndikimin në aktivitetin investues”, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmitari i pestë në procesin gjyqësor të Pjetër Shalës ka…