Promovohet libri me poezi i Erjon Hadergjonajt “Në ishullin e ëndrrave”
Sot në Deçan u promovua libri i dytë me poezi “Në ishullin e ëndrrave”, i autorit Erjon Hadergjonaj.
Në promovimin e këtij libri morën pjesë deputetë të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të qeverisjes lokale në Deçan, kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, përfaqësues letërsisë, familjarë dhe qytetarë të shumtë.
Ky libër me poezi nga të pranishmit u vlerësua tej mase, duke e uruar Erjonin që të vazhdojë edhe më tutje në sjelljen e shumë librave të rinj.
Erjon Hadergjonaj në fjalën e tij ka falënderuar të gjithë ata që deri më sot e kanë mbështetur në krijimtarinë e tij letrare, sidomos familjen e cila sipas tij ishte çdo herë pranë tij.
“Për botimin e librit falendëroj Komunën e Decanit që ishte sponsor i librit tim, një falënderim i shkon kryetarit të Deçanit z. Bashkim Ramosaj. Një falënderim edhe ër familjen time, e cila më qëndron afër”, ka thënë ai.
Erjoni ka thënë se në Kosovë ka shumë arsye për të punuar dhe lexuar, shkruan “Epoka e re”.
“Motivi im për të shkruar është frytëzimi që marrë nga e kaluara jonë e lavdishme. Me poezitë e mia jam bazuar në realitetin e kohës që jetojmë”, ka thënë autori i librit.
Ai ka thënë se rinia e ka forcën për të bërë ndryshimin e vendit, por në këtë drejtim ai ka thënë se duke qenë të bashkuar mund të bëjnë gjëra të mëdha.
Erjon Hadergjonaj ka përcjell edhe një porosi për të rinjtë. “Unë dhe bashkëmoshatarët e mi duhet do të vazhdojmë me aktivitete të tilla”, ka thënë ai, duke falënderuar të pranishmit që gjetën kohën për të marrë pjesë në promovimin e librit të tij.
/Epoka e re/