Promovohet libri “Komiteti i Deçanit” i autorit Hasan Ukëhaxhaj (video)

18 janar 2023 | 20:00

Në Institutin Albanologjik të Prishtinës, të mërkurën, është promovuar libri “Komiteti i Deçanit” i veprimtarit të çështjes kombëtare, njërit prej themeluesve të Komitetit të Deçanit – LNÇKVShJ, Hasan Ukëhaxhaj.

Në këtë përurim u tha se autori në kuadër të vështrimit historik, e trajton gjendjen e rënduar të shqiptarëve në kuadër të disa marrëveshjeve ndërkombëtare të shekullit XX, të cilat kanë pasur pasoja të thella në zhvillimin, avancimin dhe shtetndërtimin e kombit shqiptar si tërësi.

Autori thotë se këto pasoja po vazhdojnë të kenë ndikim negativ edhe në shekullin XXI, sa i përket të drejtës së bashkimit kombëtar si fazë e përmbylljes së Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Hydajet Hyseni në emër të ish-burgosurve politik ka përshëndetur dhe përgëzuar autorin për këtë libër, duke theksuar se Hasan Ukëhaxhaj i ka nderuar me ketë vepër pasi është botuar në siglën e Shoqatës së të Burgosurve Politik.

May be an image of 1 person and text

Studiuesi Bedri Zyberaj ka thënë se ky libër është i një rëndësie të veçantë.

E kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se brezat e ardhshëm do të rriten duke pasur idol njerëzit që i kanë dhënë dimension çështjes kombëtare.

Ndërkaq autori i librit Hasan Ukëhaxhaj ka falënderuar të pranishmit për prezencën dhe ata të cilët dhanë kontribut që ky libër të botohet.

 

May be an image of 6 people, people standing and people sitting

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të rinjtë nga Kosova po e shfaqin talentin thuajse në…