Promovohet libri “Kriminalistikë dhe Siguri” i ekspertit të sigurisë Arben Dashevci
23 dhjetor 2023
| 20:53
Sot në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë u promovua libri “Kriminalistikë dhe Siguri” me autor Arben Dashevcin, ekspert i sigurisë.
Të pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme ishin deputetja Ganimete Musliu, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës Arian Tahiri, figura të ndryshme nga sfera e politikës dhe sigurisë, qytetarë dhe studentë gjithashtu.
Në këtë ngjarje fjalën e mori Besnik Xhaka në rolin e redaktorit, Hajrullah Tërnava si ekspert i sigurisë si dhe profesori, Nexhmedin Spahiu.
Ky libër do të shërbejë për studentët dhe gjithë ata që duan të informohen më mirë nga fusha e sigurisë dhe kriminalistikës.