
Promovohet libri “Marsi i Acartë”, i autores Melihate Tërmkolli
13 tetor 2022
| 21:16
Në hapësirat e Kolegjit AAB, në kuadër të Panairit Vjeshtor të Librit, është bërë promovimi i librit nga autorja Melihate Tërmkolli.
Libri që mban titullin ‘’Marsi i Acartë’’, flet për shtetformimin e Kosovës dhe fazat e rëndësishme që kanë kaluar shqiptarët.
Tërmkolli tha se ky libër në veçanti duhet të lexohet nga gjeneratat e reja, për ta mësuar edhe më mirë historinë dhe për të ditur proceset e sfidat që ka kaluar shteti i Kosovës.
Ajo tutje falënderoi të pranishmit në Kolegjin AAB, derisa për studentët uroi që të bëhen ata që duhet të jenë, në mënyrë që t’i shërbejnë vendit të tyre.