Promovohet libri “Mrekullia e tetë e botës” i autorit Jordan Plevneshi

12 maj 2022 | 16:07

PLEVNESHI NË TIRANË

Promovimi i librit “Mrekullia e tetë e botës”, të autorit Jordan Plevneshi është mbajtur në Qendrën Kulturore të Maqedonisë në Tiranë. Në promovim kanë marrë pjesë edhe Sh.T.Z. Dancho Markovski, ambasador i Republikës së Maqedonisë në Tiranë, Sh.T.Z. Skender Durmishi, ambasador i Republikës së Kosovës në Tiranë, Si dhe personalitete të tjera nga jeta akademike, kulturore dhe letrare në Shqipëri.

Për romanin, “Mrekullia e tetë e botës” të J. Pllevnesh, të sjellë në gjuhën shqipe nga Shtëpia Botuese e Prishtinës ARMAGEDONI kanë folur:  Prof. Haqif Mulliqi, Kujtim Çashk, pastaj përkthyesi i romanit, Prof. Agim Poloska si dhe Ben Andoni.

Më poshtë po ua sjellim, në vëmendje fjalën e profesorit dhe studiuesit nga Prishtina, profesorit të njohur, Haqif Mulliqi:

Shtëpia botuese “Armagedoni” nga Prishtina që është botuese e romanit të poetit dhe dramaturgut Jordan Plevnesh (1953), me titull “Mrekullia e tetë e botës”, përkthyer nga gjuha origjinale nga profesori Agim Poloska. Jordan Plevnesh, me ndërpreje,  jeton në Paris që nga viti 1988. Shfaqjet e tij janë luajtur në të pesë kontinentet. Ka ligjëruar shkrim kreativ në disa universitete evropiane dhe amerikane në Paris, Dallas, Teksas, Yale… Ka qenë ambasador i Maqedonisë në Francë, Spanjë, Portugali dhe UNESCO. Aktualisht është rektor i Universitetit të Arteve Audiovizuale ESRA (Paris-Shkup-Nju Jork).

“Mrekullia e tetë e botës”, roman i një sensi ku aurori përdor sensi të jashtëzakonshëm të humorit të zi 

Në romanin e tij Mrekullia e tetë e botës, autori Jordan Plevnesh përdor sensin e tij të jashtëzakonshëm humorit të zi dhe zgjuarsinë e pamohueshme në kërkim të një baze  të përbashkët në një botë të pazakontë.

Kryepersonazhi i  romanit të tij, “Mrekullia e tetë e botës”, Aleksander Simsar, është një ndërtues-spiritualist, i  cili, në thellësi të qenies së tij dhe me bindje të pamëdyshtë, beson se utopia është e mundur dhe e realizueshme. Në fakt, të gjithë ne që e njohim  Jordan Plevneshin e dimë se vetë ky autor e beson se e gjithë bota është një familje dhe se Ballkani mund të jetë një hapësirë ​​dashurie për të gjithë ne.

Protagonisti i Plevneshit, Aleksander Simsar, gjatë 3.3 sekondave të fundit të jetës së tij, në Berlin në 1989 (javë para rënies së Murit të Berlinit), parashikon krijimin e një monumenti – pra, të një mrekullie të tetë e botës – që do të përqafonte njerëzimin në të gjitha shtresat e tij dhe fytyrat. Kështu, në këtë roman absurdist, Plevnesh e shpik një utopi që bashkon në një harmoni të pranueshme, shumë nga dallimet në botë, duke përfshirë këtu edhe ato dallime që ekzistojnë ndërmjet: Krishterimit, Islamit, Judaizmit, Budizmit, madje edhe Satanizmit.

Mbi mbijetesën dhe idealizmin

Mund të thuhet se romani, “Mrekullia e tetë e botës” është një si shëmbëlltyrë e shpresës dhe shpirtit të Jordan Plevneshit preokupimi i të cilit ka të bëjë me rolin e së bukurës në kontekstin e dallimeve shoqërore, fetare dhe kulturore mbi të cilat ndërtohet pyetja e tij qendrore: A KA HUMANIZMI NJË PERSPEKTIVË MBIJETESE NË TË ARDHMEN E NJERËZIMIT?

Për këto arsye, Plevnesh na e sugjeron se, përkundërt të gjithave, mbijetesa dhe idealizmi mund të gjenden tek e bukura dhe arti – dhe se vetëm bukuria dhe arti kanë fuqinë për të shpëtuar botën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besarta Jashari, vajza e heroit Hamëz Jashari, e mbijetuara e…