Promovohet libri ‘Shtegtimi i shqipes në Europë’, i autores Mimoza Hasani-Pllana
22 tetor 2019
| 13:04
Në ambientet e “Kult Plus”-it është promovuar të martën libri “Shtegtimi i shqipes në Europë”, i autores Mimoza Hasani-Pllana.
Në promovimin e këtij libri, i cili përmban 28 intervista me personalitete të ndryshme të fushës se letërsisë, kanë marrë pjesë albanologë, shkrimtarë, studiues, dhe dashamirë të librit.
Libri “Shtegtimi i shqipes në “Europë”ka marrë vlerësime pozitive nga albanologë të cilët kanë qenë të pranishëm në promovim e tij.
Në fjalën e saj, autorja e librit “Shtegtimi i shqipes në Europë”, Mimoza Hasani-Pllana, ka falënderuar bashkëpunëtorët me të cilët ka punuar për publikimin e këtij libri.
Po ashtu, ajo ka falënderuar edhe të pranishmit në promovumin e librit “Shtegtimi i shqipes në Europë”.
/Epoka e re/