Promovohet libri “Sovraniteti dhe Legjitimiteti i Shtetit të Kosovës”, i autores Salihe Salihu

10 shkurt 2021 | 19:36

Libri “Sovraniteti dhe Legjitimiteti i Shtetit të Kosovës”, i promovuar në Bibliotekën Kombëtare është vlerësuar si kontribut në argumentimin e pavarësisë e Kosovës.

Ish-ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, redaktor përgjegjës, Arsim Bajrami ka thënë se ky libër është kontribut i argumentimit të pavarësisë së Kosovës.

Bajrami ka theksuar se në librin e saj, autorja Salihe Salihu e merr moment kthese luftën e UÇK-së dhe historike Konferencën e Rambujes.

“Kjo do të jetë një kontribut në argumentimin e pavarësisë së Kosovës. Libri tregon procesin e sovranitetit të Kosovës qysh nga viti 1912 kur iu bë një e padrejtë e madhe. Autorja konstaton me të drejtë se lindja e këtij shteti nuk është aspak e lehtë. Ta ruajmë këtë shtet që është rezultat i sakrificës së UÇK-së që bëri që Kosova të dal në sfodin e të vërtetës. Autorja e merr moment kthese luftën e UÇK-së, momente historik edhe Konferencën e Rambujes”, ka thënë Bajrami.

Ish-ministri dhe anëtari i komisionit hartues të Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, ka pohuar se në këtë libër ka argumente të mjaftueshme që shteti i Kosovës ka lindë në mënyrë delikate.

“Autorja zbërthen rastin e Kosovës si një rast “suigeneris”, kombinim i luftës, rezistencës e angazhimit ndërkombëtar.

Ka argumente të bollshme që lindja e këtij shteti ka qenë delikate”, ka thënë ai.

Fehari Ramadani recensent i librit ka thënë se në këtë libër paraqitet politika shfarosëse e Serbisë.

“Me këtë vepër pasqyrohet politika shfarosëse e Serbisë në Kosovë si vrasje e të dhëna mbi shkatërrimet, plaçkitjet e djegiet. Ky studim është rezultat i një pune të gjatë kërkimore të autores që i qaset në mënyrë shkencore e kritike. Me këtë vepër autorja arriti të hulumtoj një mori ngjarjesh të panjohura. Ato ofrojnë informacione të rëndësishme për zhvillimin e luftës dhe do të jetë një burim për gjeneratat e ardhshme”, ka thënë Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, është…