Promovohet monografia “Varreza tumulare e Dollcit”
Pamje nga promovimi i librit ‘Varreza tumulare e Dollcit’. Foto: KALLXO.com.
Monografia “Varreza tumulare e Dollcit” e autorëve: Premtim Alaj, Sedat Baraliu dhe Bardhyl Rexhepi është promovuar të enjten, më 03.10.2024, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.
Në këtë monografi janë prezantuar në mënyrë shkencore rezultatet e hulumtimeve arkeologjike të bëra në lokalitetin arkeologjik të Nekropolit Tumular në Dollc të Klinës, të realizuara gjatë viti 2021 nga Instituti Arkeologjik i Kosovës.
Gjatë këtij promovimi u tha se ky lokalitet arkeologjik u zbulua në 2015 nga arkeologu Shafi Gashi dhe në është futur nën listë e trashësisë së mbrojtur nga shteti.
Nora Arapi-Krasniqi, këshilltarja e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, tha gjatë fjalës së saj, se arkeologjia si një nga shtyllat kryesore të trashëgimisë kulturore të Kosovës po merr vëmendjen e institucioneve.
“Arkeologjia është duke u trajtuar me prioritete nga institucionet shtetërore, po punohet me prioritet e dinamikë të lartë po punohet për hulumtimin e lokaliteteve arkeologji, studimin hartimin e planeve menaxhuese e bashkëpunimeve ndërkombëtare”- tha këshilltarja Arapi- Krasniqi.
Ndërsa, arkeologu Michael L. Galaty nga Universiteti i Michiganit në Shtetet e Bashkuar të Amerikës tha gjatë fjalës së tij se ky libër është shumë i rëndësishëm për të ruajtur kulturën dhe të kaluarën.
“Me botimin e këtij libri është bërë një punë e mirë për të dokumentuar, studiuar dhe ditur më shumë për tumat”- tha Galanty.
Ndërsa në emër të autoreve foli Pleurat Alaj, i cili tha se libri është rezultat i hulumtimeve të bëra më 2021. “Pavarësisht sfidave, pandemisë Covid, motit të papërshtatshëm dhe terrenit të vështirë, për dy muaj ekipi ka arritur rezultate të cilat edhe janë botuar në këtë libër”- tha Alaj.
Libri, “Varreza tumulare e Dollcit” është botuar në dy gjuhë: shqip dhe anglisht.
Ballina e librit ‘Varreza tumulare e Dollcit’.
https://kallxo.com/kulture/promovohet-monografia-varreza-tumulare-e-dollcit/