Promovohet në Gjermani trilogjia “Ato gdhendin dhimbjen”
Me organizim të Qendra Kulturore Shqiptare Stuttgart /Albanisches Kulturzentrum Stuttgart, në hapësirat e Konsullatës u bë promovimi i trilogjisë “Ato gdhendin dhimbjen“ të autorës Alketa Gashi Fazliu.
Kjo trilogji, që përmban rrëfimin e 15 nënave të dëshmorëve të Kosovës, u promovua në kuadër të 15 vjetorit të Pavarësisë dhe në prag të shënimit të Epopesë së UÇK-së.
Para pjesëmarrësve të shumtë që kishin ardhur, Udhëheqësja e Konsullatës Lumturie Lipoveci falënderoi autoren Gashi – Fazliu dhe kryesinë e Qendres, që së bashku organizuan këtë promovim, duke theksuar rëndësinë që këto rrëfime kanë, nga një këndveshtrim krejt tjetër, nga ai i nënave të dëshmorëve.
Kryetari i Qendrës z. Vitor Spaqi para të pranishmëve foli për nismën e këtij aktiviteti, si dhe për bashkëpunimin për aktivitete të Qendrës me Konsullatën dhe autorë të tjerë.
Të pranishmit i përshëndeti edhe Loreta Schilok- ligjëruese, përkthyese dhe letrare duke dëshiruar që edhe Alketa Gashi Fazliu të jetê pjesë e përkthimeve në gjuhë të ndryshme me veprat e saj!
Autorja Alketa Gashi – Fazliu mes emocioneve dhe dhimbjes, prezantoi me krenari që nga nisja e këtij projekti e deri në promovimin e librit dhe dokumentarit për këto nëna.
“Unë jam angazhuar në shumë fusha, por shkrimi i kësaj trilogjie me gjithë ato tregime e përjetime, për mua ka qenë i veçantë. Ato, por edhe të gjitha nënat e dëshmorëve, janë heroina dhe krenaria jonë” tha autorja Gashi – Fazliu.
Në fund u shfaq edhe filmi dokumentar “Ato gdhendin dhimbjen” si dhe me muzikë u përmbyll ky aktivitet promovues.
#Kosova15 #Epopeja24#promovimi.