Promovohet në Universitetin e Elbasanit libri ‘Publicistikë në kohë Covid-i’ me autore Anisa Bahiti
U promovua në ambientet e Universitetit të Elbasanit, ‘Aleksandër Xhuvani’, libri ‘Publicistikë në kohë Covid-i’ me autore Anisa Bahiti.
Merrnin pjesë në këtë event profesorë, studiues, intelektualë, figura të spikatura të shoqërisë civile, gazetarë, familjarë, miq e dashamirës së autores.
Në emër të Universitetit të Elbasanit përshëndeti zv. rektore prof.as. dr. Elvira Fetahu. Prof. Fetahu nënvizoi në fjalën e saj se ‘është krenari për UE që ish-studentë të saj, si Anisa Bahiti, sot janë duke dhënë kontribute të paçmuara në çdo fushë të shoqërisë. Më tej ajo nënvizoi faktin se është në filozofinë e këtij institucioni që të mbështesë studentët edhe pasi përfundojnë studimet. Ndërkohë që si Institucion i Arsimit të Lartë synon afrimin e degëve me tregun e punës dhe ndërkombëtarizimin’.
Në fjalën e tij prof. Roland Gjini u shpreh se‚ ‘praktika dhe përvoja botërore kanë treguar se në situata të vështira, siç janë luftërat, pandemitë, mendja njerëzore intelegjente prodhon vepra të tilla , që, jo vetëm përjetësojnë mbijetesën, në këto situata, por të bëjnë optimistë dhe të rrisin shpresën në të ardhmen‘.
Redaktori i librit Enver Biturka u shpreh me superlativa lidhur me aftësinë e autores për të kapur ngjarje dhe fenomene dhe për ti sintetizuar ato përmes një gjuhe elegante publicistike.
Vetë autorja falenderoi të pranishmit dhe në momente emocionuese u shpreh se frymëzim për atë kish qenë edhe xhaxhai i ndjerë një njeri mjaft i dhënë pas njohurive, dijes dhe librave.
Gjithashtu ka përshëndetur babai i autores, Gëzim Bahiti, i cili u shpreh se si prind ndjehet krenar kur një vajzë si Anisa jep kontribute me vlerë për shoqërinë.
Edhe djali i xhaxhait të saj, Besnik Bahiti ka vlerësuar aftësitë e autores për të botuar një libër me kaq vlera.
Në emër të lidhjes së shkrimtarëve, por edhe të gazetarëve elbasanas ka përshëndetur Fatmir Musai. Ai i ka bërë një analizë të hollë publicistikës së zonjush Bahitit duke evidentuar vizioninin e saj, aftësitë për të cekur ngjarje dhe fenomene, aftësisë për të përdorur gjuhën e metaforës dhe stilistikën për ta bërë sa më tërheqëse ngjarjen që trajton.
Një analizë cilësore dhe akademike i ka bërë veprës pedagogu dhe njëkohësisht Kryetar i Këshillit Bashkiak, Hektor Çiftja.
Gjithashtu në këtë takim morën fjalën mjaft profesorë, studiues, intelektualë, gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile.
Mes tyre përmenden intelektuali dhe aktivisti i njohur Ahmet Mehmeti, Drejtorja e Bibliotekës Qemal Baholli, Aida Gashi, aktivistja dhe shkrimtarja Elena Xhina, një nga emrat e njohur në qytetin e Elbasanit Albert Shopi, profesore Sonila Daiu, mësuesja dhe aktivistja e njohur Alketa Ipeku, gazetari Fatmir Popja, pedagogia Monika Hodo, drejtuesja e projekteve në UNFPA Fiorela Shalsi etj.
I gjithë promovimi kaloi në një atmosferë të këndshme dhe pjesëmarrësit i uruan autores suksese të mëtejshme.
Vetë autorja Anisa Bahiti u shpre se ky ishte vetëm fillimi dhe se në të ardhmen do të vazhdojë të japë kontribute në të mirë të shoqërisë.