Promovohet romani “Nilkon”
13 prill 2018
| 17:27
Romani më i ri i shkrimtarit Fate Velaj “Nilkon” është promovuar të premten në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.
Po këtë ditë është promovuar edhe pjesa e dytë e trilogjisë “Kreuztanne” e këtij autori që është edhe piktor, fotograf, eseist dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Rektori i UPZ-së, Ramë Vataj, ka theksuar se është nderë dhe privilegj për këtë universitet që ta organizojë promovimin e krijimtarisë së një shqiptari, veprat e së cilit flasin shumë.
Punën e autorit e vlerësuan lartë edhe ushtruesi i detyrës së dekanit të Fakultetit të Filologjisë, prof. dr. Flamur Shala dhe prof. dr. Vjollca Dibra.