Promovohet romani “UDHËKRYQI”
Nën organizimin e Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë, me datën, 27 qershor, 2022, në ora 13:00 në Biblioteken e qytetit nën praninë e një numri jo të madh të qytetarëve u bë promovimi i romanit më të ri “Udhëkryqi” të autorës: Dr. Flora Brovina, mjeke pediatre, shkrimtare dhe ish deputete e Kuvendit të Kosovës.
Promovimin e librit e udhëheqi Prof. Dr. Ruzhdi Sefa, kryetar i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë.
Temë e romanit të Flora Brovinës janë ngjarjet e luftës së dytë botërore në qytetin e Gjakovës me të cilat autorja ka bërë një narracionin historik duke kthyer këto fakte historike përmes gjuhës dhe mjeshtërisë se letërsisë për ti japur gjallërinë duke kombinuar faktografinë historike me narracionin dhe bukurinë e letërsisë.
Kështu kemi një vepër që përmban histori dhe letërsi. Dhe kush me mire se një shkrimtare mund të përshkruaj historinë e qytetit të saj të lindjes duke treguar përmes personazhes “Shpresa” që është gjyshja e saj: Shirine Vula Brovina dhe personazhi tjetër “Kelmendi” që është babai i saj Qamil Brovina.
Gjithashtu në këtë manifestim intelektual janë promovuar librat me poezi “Përflakje e stuhi” si dhe një dedikim kushtuar autorës Flora Brovina me titull, “Florë motër Dorontinë”.
(Marrë nga faqja e z.Agron Muçaku).