Promovohet vepra biografike për Hashim Thaçin “Burrë Shteti Modern”

15 shkurt 2024 | 19:23

Në promovimin e librit “Shteti i ri, burrë shteti modern: Hashim Thaçi, një biografi”, i autorëve britanikë Roger Boyes dhe Suzy Jagger, janë duke marrë pjesë një numër i madh i personaliteteve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi.

Promovimi i librit është duke u bërë në prag të 16-të vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Libri i gazetarëve britanikë në gjuhën shqipe është sjellë nga shtëpia botuese “Fan Noli”, derisa përkthimi i tij është bërë nga ish-kryediplomatja e Shqipërisë, Arta Dade.

Në këtë promovim të librit për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, janë duke marrë pjesë personalitete të rëndësishme nga vendi, nga shumica e partive politike të Kosovës, si dhe nga “trojet e tjera shqiptare”.

I njëjti libër në janar ishte promovuar edhe në Shqipëri, në prag të përvjetorit të Konferencës së Rambujesë, nga ku Thaçi për herë të parë u shfaq si lider i pakontestueshëm i shqiptareve të Kosovës dhe arriti të siguroi marrëveshje me ndërkombëtarët duke mundësuar bombardimin e Serbisë, largimin e trupave serbe nga Kosova, sigurimin e transformimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, referendum pas një afati për të vetëvendosur populli orientimin përfundimtar dhe garanci personale nga sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, se gjithçka do të shkonte ashtu siç ishin marrë vesh.

Libri “Shtet i ri, burrë shteti modern” flet se si para diçka më shumë se 20 vjet më parë “një udhëheqës i ri student-shqiptar i quajtur Hashim Thaçi udhëhoqi një revolucion kundër Sllobodan Millosheviqit”.

Libri shpalosë se si Thaçi siguroi ndërhyrjen e NATO-s e në Kosovë, që mbetet “një shembull unik i një procesi që çoi në një tranzicion paqësor nga luftë e egër etnike drejt demokracisë moderne”.

Në kohën e botimit në anglisht International Affairs (IA) shkruante se autorët “Roger Boyes dhe Suzy Jagger tregojnë historinë e kombit më të ri të Evropës me kujdes të madh, siç mund të pritet nga reporterët me përvojë dhe të respektuar të punëve të jashtme…”.

“Libri përbën një lexim të rrufeshëm për studentët të cepit juglindor të Evropës që ka prodhuar kaq shumë dhunë dhe urrejtje që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur…