“Prona e shtetit nuk është bahçja e babës”, Ministri Peci paralajmëron rrënimin e 25 vilave në Stankaj
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë të ditur se ka marrur vendimin për lirimin e të gjitha objekteve nga pronat që janë ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme.
Me anë të një video-je nga Rugova, Peci ka reaguar lidhur me ndërtimin e 25 villave në Stankaj të Pejës në pronën e Institutit Bujqësor të Kosovës. Ai ka deklaruar se pavarësisht veprimeve të ndërmarrura administrative, pritja për ndërmarrjen e masave nuk është realizuar.
Në këtë video, ai u ka bërë thirrje mekanizmave që vendimi, të cilin e vlerëson të mbështetur ligjërisht, të implementohet.
“Jam në Stankaj të Komunës së Pejës, vendin në të cilin para një viti kam bërë denoncimin public për njërin nga rasteve më abusive dhe më flagrante me pronën shtetërore. Bëhet fjalë për ndërtimin e 24 villave në pronën e Institutit Bujqësor të Kosovës me seli në Pejë. Si minsitri, përkundër që kemi marrë të gjitha veprimet administrative, një veprim i tillë nuk është shoqëruar edhe me ndërmarrjen e veprimeve nga instancat e drejtësisë, në këtë rast nga prokuroria e shtetit. Si duket, pritja jonë ka qenë e kotë andaj si Ministër, sot kam marr vendim për lirimin e të gjitha objekteve nga pronat që janë ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme. Pres nga mekanzimat ekzekutiv dhe instancat shtetërore që ky vendim që ka baza ligjore të implementohet ditëve në vijim”, është shprehur Peci.
Paraqitja e tij KËTU