Pronarët e pishinave: Nëse Qeveria s’ndryshon vendimin sonte, do ta bllokojmë kufirin me Shqipërinë

03 gusht 2020 | 14:35

Vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës kundër pandemisë Covid-19,  kanë ngjallur pakënaqësi të disa kategori ekonomike. E lidhur me këtë disa dhjetëra përfaqësues të pishinave janë mbledhur sot para Qeverisë së Kosovës.

Ata kanë vendosur që në këtë mënyrë ta kundërshtojnë vendimin e Qeverisë që ua ndalon punën pishinave të hapura.

Diamant Paçarizi, përfaqësues i tyre ka thënë se vendimi Qeverisë për mbylljen e pishinave ka lënë pa punë shumë persona edhe përkundër sa janë të detyruar që të mirëmbajnë ambientet e punës.Ai po ashtu ka paralajmëruar dhe bllokim të kufirit me Shqipërinë, nëse Qeveria s’ndryshon vendimin sonte. “Nëse Qeveria s’merr vendim deri sonte, në njoftojmë se protestën e radhës do ta mbajmë në kufirin me Shqipërinë, për t’i bllokuar automjetet që dalin jashtë Kosovës. Njëkohësisht kërkojmë nga Policia e Kosovës që të mos ketë provokime në kauzën tonë për mbrojtjen e qëllimeve”, ka thënë Paçarizi.

A.M/ Epoka e re

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit” kanë ndarë nga pesë kilogramë…