Pronari i Alwera Invest bëhet bashkëpronar në kompaninë turke Wonder Park
Biznesmeni i njohur, pronari i Alwera Invest, Faton Hasani ka bërë të ditur se është bërë bashkëpronarë në kompanin Wonder Park në partneritet me Kompaninë Turke STAR PARK me seli në Bursa të Turqisë e cila është në pronësi të Biznismenit turk, Galip Sakder.
Njoftimi i plotë i Hasanit:
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se nga sot jemi bashkpronarë në kompanin Wonder Park në partneritet me Kompaninë Turke STAR PARK me seli në Bursa të Turqis në pronësi të Biznismenit të rrespektuar z. Galip Sakder
Aktualisht do të operojm në qendrën tregtare RING MALL në Ferizaj dhe së shpejti edhe në shumë lokacione e qendra tjera në Kosovë dhe Rajon.
Si dhe në komplekset tona tē banimit në Prishtinë, Ferizaj, dhe lokacione tjera.
Më të dashurit fëmijtë do të knaqen me makinerit dhe lojrat e teknologjis më të fundit.